Prezantohet marrëveshja globale për migracionin dhe refugjatët
Prishtinë, 18 maj - Zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha dhe Milan Radojeviq, do të marrin pjesë në Prezantimin e Marrëveshjes Globale për Migracionin dhe Refugjatët.
Ky prezantim do të bëhet sot duke filluar nga ora 9:30, në hotel Emerald në Prishtinë.
Kjo ngjarje organizohet nga misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin - Agjencioni Kombeve të Bashkuara për Migracionin dhe Misioni Zyrës së Lartë të OKB-së për Refugjatë në Kosovë.