15 Janar 2025

Prezantohet Indeksi i performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë

Prishtinë, 30 gusht - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pavarësia, Paanshmëria dhe Efikasiteti i Sistemit Gjyqësor në Kosovë”

Kjo tryezë diskutimi do të mbahet sot dhe ka për qëllim të diskutojë përformancën dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë. Për më tepër, gjatë tryezës do të analizohen sfidat dhe vështirësitë e identifikuara në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pakënaqësia dhe mosbesimi i qytetarëve kundrejt këtij sistemi.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë botimin e tretë të Indeksit të Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK), i cili paraqet trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu, me anë të këtij Indeksi tregohet shkalla e kënaqshmërisë qytetare kundrejt institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ky projekt/program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)