Prezantohet hulumtimi i rasteve nga Prokuroria e Apelit
Prishtinë, 23 shtator - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Prokuroria Pasive e Apelit”.
IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës.
Për më gjërësisht për gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet jepen detaje ne këtë konferencë për media.