Prezantohet fushata për ndalimin e dhunës në baza gjinore në vend të punës
Prishtinë, 14 mars - Rrjeti i Edukatorëve Baashkëmoshatarë (PEN) organizon konferencën për mbështetjen e Koventës së ILO-s lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës.
Së fundmi, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) është angazhuar në përpilimin e një konvente për adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës.
Gjatë muajit Tetor edhe Kosova ka dhënë kontributin dhe komentet rreth kësaj konvente.
Gjatë konferencës, do të prezantohet fushata e ILO për ndalimin e dhunës në baza gjinore në vend të punës.
Kjo temë do të diskutohet nga perspektiva e përfaqësuesve të sindikatave dhe shoqërisë civile.