Prezantohen tema që ndërlidhen me fuqizimin e gruas në sektorin e sigurisë
Prishtinë, 9 mars - Policia e Kosovës dhe në partneritet me Shoqatën e Grave Police të Kosovës organizojnë konferencën dy ditore me temën “Roli i grave police në përgjigjen ndaj kërcënimeve transnacionale”.
E moderuar nga anëtarët e bordit drejtues të IëAP-it konferenca do të prezantojë tema të ndryshme që ndërlidhën me sfidat rajonale dhe ndërkombëtare të organizatave policore dhe më gjerë, me fokus roli dhe fuqizimi i gruas police në botë.
Gjatë konferencës personalitete të ndryshme nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë, shoqëria civile nga vendi dhe bota do të prezantojnë në panele tema që ndërlidhen me fuqizimin e gruas në sektorin e sigurisë, jo vetëm në Kosovë por gjithandej globit.
Policia e Kosovës si nikoqire e këtij takimi të nivelit ndërkombëtar do të ketë mundësinë që të prezantojë vetveten e saj si një polici relativisht e re por edhe të marrë nga përvojat dhe praktikat e vendeve të ndryshme ndërkombëtare.
Policia e Kosovës falënderon bordin drejtues të IëAP që takimin dhe konferencën ka vendosur ta mbajë në Kosovë dhe partneret tanë strategjikë që mundësuan organizimin dhe mbajtjen e saj.
Takimi i bordit drejtues të IëAP dhe konferenca ndërkombëtare mbahen nën patronatin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë OSBE, Ambasadës Amerikane -Programi INL dhe ICITAP-i.