17 Janar 2025

Prezantohen të gjeturat e monitorimit të observerit të sigurisë

Prishtinë, 27 dhjetor - Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) organizon tryezë të rrumbullakët lidhur me monitorimin e sektorit të sigurisë së Kosovës nga 15 korrik - 15 nëntor 2016, në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen  të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e pestë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës.
 
Numri i pestë i vëllimit të parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës (OSSK) trajton në mënyrë analitike çështjet kyçe të sektorit të punëve të brendshme, të inteligjencës dhe të Forcave të Sigurisë, që e kanë mbizotëruar debatin publik dhe mbikëqyrjen parlamentare të këtyre sektorëve gjatë periudhës 15 korrik – 15 nëntor 2016.

Në një punim të veçantë të analizës së politikave publike, OSSK-ja trajton, po ashtu, edhe mbikëqyrjen parlamentare të sigurisë, gjegjësisht Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, si dhe prezanton rezultatet e hulumtimit të opinionit publik lidhur me besimin sa i përket çështjeve të sigurisë, në institucionet përkatëse qeveritare dhe në krerët e tyre, si dhe në komisionet përkatëse parlamentare.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)