Prezantohen incidentet potencialisht të motivuara në baza etnike
Prishtinë, 5 tetor - Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë, projekt katër vjeqar i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë, organizon sot një konferencë për të paraqitur raportin në lidhje me \"Incidentet Potencialisht të Motivuara në Baza Etnike (IPME): Përcaktimi dhe Raportimi.
Hulumtimi analizon procedurat e raportimit të aplikuara nga policia, me theks të veçantë në IPMBE, nga fillimi i hetimeve dhe faza e raportimit duke përfshirë deklaratat për media deri tek shkëmbimi i të dhënave dhe harmonizimi me gjyqësorin.
Ky hulumtim poashtu do të prezantojë dhe analizojë statistikat e marra rreth krimeve ndëretnike të cilat kanë kaluar nëpër procedura penale.
Kjo pasqyrë e përgjithshme e organizimit institucional dhe bashkëpunimit midis tri institucioneve, atij të Policisë së Kosovës, Prokurorit të Shtetit dhe Gjyqësorit do prezantohet për të ofruar një raport të duhur të sistemit aktual të raportimit dhe ndjekjes së IPMBE-ve në Kosovë.