Prezantohen gjetjet e aktivitetit të monitorimit të Gjykatave
Prishtinë, 20 tetor - Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, do të flasë me rastin e prezantimit të gjetjeve dhe rekomandimeve nga aktiviteti i monitorimit të gjykatave.
Gjetjet dhe rekomandimet janë pjesë e aktivitetit të USAID-it Ngritja e Vetëdijes së Qytetarëve dhe Pjesëmarrjes së Tyre në Sistemin E Drejtësisë i cili implementohet në partneritet me Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).
Gjatë këtij aktiviteti trevjeçar ATRC ka nisur tre raunde të granteve për monitorim të gjykatave, vetëdijësim publik dhe aktivitete promovuese në terren, duke u dhënë totalin prej dyzet (40) granteve organizatave lokale anembanë Kosovës.
Gjetjet dhe rekomandimet nga këto aktivitete për sektorin e drejtësisë në Kosovë do të prezantohen gjatë këtij evenimenti.