15 Janar 2025

Prezantohen alternativat e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO

Prishtinë, 18 maj - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot organizon konferencën ku do të prezantohet raporti hulumtues me temën: “Destinacioni në NATO: Alternativat e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.”

Ky raport tenton t’u jap përgjigje pyetjeve që ndërlidhen ngushtë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, siç janë: Cilat janë sfidat dhe pengesat e anëtarësimit të Kosovës në NATO?

Pse Kosova nuk është e përfshirë në procesin e zgjerimit të NATO-s? Pse Kosova është bllokuar në raport me integrimin në NATO? Çfarë kanë bërë deri më tash institucionet e Kosovës  për anëtarësimin e vendit në NATO?

A e ka Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës një plan ose dokument për anëtarësimin e vendit në NATO? A duhet të ndryshojë prania dhe përfaqësimi i NATO-s në Kosovë?

Pse anëtarësimi në NATO nuk ishte prioritet për institucionet e Kosovës deri në vitin 2014? Cilët janë skenarët për anëtarësimin e Kosovës në NATO?

Ky raport analizon marrëdhëniet e ndërlikuara ndërmjet Kosovës dhe NATO-s. Gjithashtu, QKSS-ja ofron alternativa dhe rekomandime konkrete drejtuar institucioneve të Kosovës dhe NATO-s për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale në mes të të dyja palëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)