Preteni: Ska vullnet për tu ballafaquar me korrupsionin
Prishtinë, 22 mars - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e procesit të deklarimit të pasurisë.
Në një intervistë për Epokën e re, Preteni ka thënë se për tri javë vetëm 1.400 zyrtarë i kanë deklaruar të ardhurat e tyre.
Ai ka paralajmëruar se AKK do ti publikojë emrat e atyre që nuk e deklarojnë pasurinë si dhe do të ushtrojë kallëzime penale ndaj tyre.
Sipas tij, ka progres te pjesa e parandalimit të korrupsionit, por sa i përket luftimit mbetet shumë për të dëshiruar.
Preteni ka thënë se në Kosovë nuk ka vullnet, guxim dhe kurajë të mjaftueshme për tu ballafaquar me këtë të keqe.