Preteni: Nën llupë edhe zyrtarët në veri
Prishtinë, 25 prill - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Hasan Preteni, ka bërë me dije se kjo agjenci gjatë këtij viti ka ushtruar më shumë se 20 kallëzime penale për zyrtarët shtetërorë, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre.
Në këtë kontekst, Preteni ka thënë për Epokën e re se kjo agjenci mund të ushtrojë kallëzime penale edhe për zyrtarët e komunave në veri të Kosovës.
\"Për të gjithë ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë, që e kanë deklaruar rrejshëm atë, ose kemi prova se janë përfshirë në veprime të mundshme korruptive, do të ushtrojmë kallëzime penale, pa marrë parasysh etninë, pjesën e Kosovës ku janë duke vepruar, nivelin e institucionit që janë duke e udhëhequr apo ku janë duke punuar\", ka thënë Preteni.
Sipas tij, sistemi shëndetësor dhe ai arsimor qëndrojnë më së keqi për sa i përket nivelit të korrupsionit.