15 Janar 2025

Preteni: Gjyqësori nuk e dënon korrupsionin e niveleve të larta

Prishtinë, 10 prill - Kreu i Antikorrupsionit, Hasan Preteni, e konsideron iluzore të mendohet se gjyqësori, i cili nuk e dënon korrupsionin e niveleve të larta, të shqiptojë dënime të fuqishme për ata që nuk e deklarojnë prejardhjen e pasurisë.

Si mangësinë më të madhe ai e sheh hezitimin e prokurorëve për të ngritur akuza ndaj “peshqve të mëdhenj”.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, Preteni ka thënë se këtë vit është rritur numri i zyrtarëve që nuk kanë deklaruar pasurinë.

Sipas tij, kjo ndodh për shkak të dënimeve të ulëta që shqiptojnë gjykatat, edhe pse me Kodin Penal parashihen dënime më të larta. Kjo, siç ka thënë Preteni, vetëm sa po i inkurajon zyrtarët e lartë që mos ta deklarojnë pasurinë.

Sa i përket vërtetimit të prejardhjes së pasurisë, Preteni ka shtuar se është problem ligjor pasi vetëm në emërtimin e Ligjit për deklarimin, kontrollin dhe prejardhjen e pasurisë, është cekur prejardhja.

Sipas tij, në asnjë nen nuk caktohet si të vërtetohet prejardhja. Megjithatë ai ka thënë se e gjithë pasuria e atyre zyrtarëve e cila nuk mund të justifikohet, duhet t’u konfiskohet.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)