30 Dhjetor 2024

Presidentja Osmani dekoron Kontingjentin e FSK-së që shërbeu në Turqi

Prishtinë, 21 shkurt - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët u kthyen mbrëmë nga Turqia, pas operacionit të kërkim-shpëtimit atje.

Ajo ka thënë se FSK-ja ka dëshmuar se jo vetëm që është e gatshme t’i mbrojë kufijtë e Kosovës, por edhe t’u dalë në ndihmë shteteve të tjera.

Në këtë ceremoni, Osmani tha se është nderë që Kosova pret FSK-në për trimërinë që kanë treguar në Turqi dhe se sot po nderohen me medalje presidenciale ushtarake për punen e palodhshëm për të ju shërbyer qytetarëve.

 “Është nderë dhe privilegj që t’ju presim sot së bashku për ta njohur trimërinë, përkushtimin dhe humanizmin e treguar të Kontingjentit të FSK-së, i cili i doli në ndihmë Turqisë mike duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim- shpëtimit duke ofruar ndihmë për ata që kishin nevojë. Puna e tyre mbi të gjitha pasqyron guximin dhe vlerat humane të forcës sonë”, tha Osmani.

Osmani tha se kontributi i ushtarëve të FSK-së ka qenë i jashtëzakonshëm për të ndihmuar jo vetëm njerëzit në nevojë, por edhe për të forcuar lidhjet me shtetet mike.

Ajo tha se kjo dekoratë është vlerësim ndaj përpjekjeve dhe përkushtimit të tyre të palodhshëm për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie si dhe mbrojtjen, ruajtjen dhe afirmimin e vlerave.

“Të nderuar ushtarë ju keni demonstruar më të mirën e ushtrisë sonë, ndaj puna juaj pasqyron vlerat më të larta të kombit tonë. Veprimet tuaja heroike përballë vështirësive janë burim frymëzimi për të gjithë ne, ndaj ju jemi përherë mirënjohës për angazhimin tuaj për t’i shërbyer kombit tonë”, tha Osmani.

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç  Angili tha se ndihma nga kontingjenti i FSK-së tregon se miqësia ndërmjet dy shteteve është e fuqishme.

 “U jemi mirënjohës popullit të Kosovës për ndihmën e ofruar popullit tonë. Ky akt tregon se miqësia jonë është e fuqishme, prandaj ju falënderoj të gjithëve”, tha ambasadori turk në Kosovë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë arritur t’i nxjerrin të gjallë katër persona, të cilit kishin mbetur nën rrënoja si pasojë e tërmetit në Turqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)