05 Maj 2024

Presidentja Jahjaga dekretoi faljen e disa të dënuarve

Prishtinë, 16 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në përvjetorin e katërt të pavarësisë së Republikës së Kosovës, nxori një dekret për faljen e dënimit të mbetur apo uljen e dënimit të 15 personave, që janë duke vuajtur dënimet nëpër qendrat korrektuese në Republikën e Kosovës.

Dekreti u nxor, duke u bazuar në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 5 të Ligjit për Falje, nenin 97 të Kodit Penal të Kosovës si dhe në Dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. DF-002-2012, për Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar.
 
Në nxjerrjen e këtij dekreti, Presidentja ka marrë në konsideratë dispozitat kushtetuese dhe të Ligjit për Faljen, Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Dekretin DF-002-2012 mbi Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar, të dhënat e ofruara nga Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Republikës së Kosovës dhe mendimin e  Komisionit Profesional, të themeluar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për këtë qëllim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)