16 Janar 2025

Presidentja Jahjaga dekretoi dy gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 30 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 84, pikat 4 dhe 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për propozimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ka dekretuar sot emërimin e znj. Gresa Caka-Nimani dhe znj. Selvete Gërxhaliu, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Pas pranimit të propozimeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga sot bëri dekretimin e dy gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese, duke kompletuar numrin e nëntë gjyqtarëve të kësaj gjykate.

Gjyqtaret Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu dhanë betimin para Presidentes Jahjaga.

Në ceremoninë e betimit ishte e pranishme edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Arta Rama - Hajrizi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)