16 Janar 2025

Presidenti Thaçi uron Sami Lushtakun për lirimin e tij

Prishtinë, 4 korrik - Presidenti Hashim Thaçi ka uruar Sami Lushtakun me rastin e lirimit të tij nga burgu, pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

\"Lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme\", ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.

Sipas presidentit Thaçi, përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Sipas tij, konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë.

\"Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre\", ka shkruar presidenti Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)