22 Dhjetor 2024

Presidenti Sejdiu ngushëlloi ushtarakët polak të KFOR-it

Prishtinë, 12 prill - Me rastin e tragjedisë ajrore në të cilën humbi jetën Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski, bashkëshortja e tij dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit polak, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i vizitoi sot dhe u shprehu ngushëllime ushtarakëve të  kontingjentit  polak në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes në kampin Bonstill afër Ferizajt si dhe u nënshkrua në librin e zisë.

Duke i falënderuar komandantët dhe ushtarët e kontingjentit polak të KFOR-it, Presidenti Sejdiu ritheksoi ndjenjën e solidaritetit të plotë të popullit dhe të institucioneve të Kosovës me popullin mik polak në këto ditë të vështira dhe shprehu bindjen e tij se populli polak, si gjithmonë, do të gjejë forcë për ta përballuar këtë tragjedi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)