Prania belge në KFOR ka rënë gradualisht gjatë viteve
Prishtinë, 11 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pati një takim me shkelqësinë e tij Anick Van Calster, Ambasador i Mbretërisë së Belgjikës në Sofje, në kampin \"Film City\" Shtabin e KFOR-it të NATO-s në Prishtinë.
Gjatë takimit ata biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe bashkëpunimin efikas që ekziston midis KFOR-it, bashkësisë ndërkombëtare dhe Institucioneve vendore.
Ky takim është vazhdimësi e takimeve të ngjashme të mbajtura nga Komandanti i KFOR-it për një qasje gjithëpërfshirëse ndaj situatës së përgjithshme në Kosovë.
Diskutimi u fokusua në rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm në mes të Prishtinës dhe Beogradit që ka pushuar gjatë bllokimit të fundit politik. Përmirësimi i vazhdueshëm i kësaj marrëdhënie do të sigurojë stabilitet të mëtejshëm në rajonet e Ballkanit.
Forcat e Armatosura Belge ishin të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 kur trupat e parë belge u vendosën si pjesë e misionit të NATO-s.
Prania belge ka rënë gradualisht gjatë viteve, por më shumë se 15.000 trupa u vendosën këtu para se ata të tërhiqen në fillim të vitit 2010.