Prangoset gruaja më të fuqishme e Meksikës
Meksiko City, 28 shkurt - Drejtuesja e sindikatave, Elba Esther Gordillo, e njohur si gruaja më e fuqishme në Meksikë, është arrestuar me akuzën e korrupsionit.
Sipas BBC, Gordillo, që drejton sindikatën e mësuesve me 1.5 milionë anëtarë, dyshohet se ka shpërdoruar më shumë se 156 milionë dollarë nga fondet e sindikatës.
Në të shkuarën ajo ka mohuar akuzat.
Arrestimi i saj vjen në ditën kur qeveria po ndërmerr disa reforma të mëdha në sistemin arsimor.
Presidenti Enrique Pena Nieto ka nënshkruar dekretin për reformat, që synojnë ndryshimin e sistemit, të dominuar nga sindikata e zonjës Gordillo, që vendos se vendet e punës mund të shiten ose trashëgohen.
Prokuroria e akuzon Gordillon, 68 vjeç, se i ka përdorur paratë e sindikatës për prona, përfshi pasuri në SHBA, për avionë privatë dhe për operacione plastike.
Gordillo njihet ndryshe dhe si La maestro (mësuesja).