Portugalia kontribuon me 200 ushtarë në KFOR
Komandanti i KFOR-it dhe Ministri protugez i Mbrojtjes diskutuan për situatën e përgjthshme në Kosovë dhe rëndësinë e rolit të KFOR-it në stabilitet të kësaj zone, duke mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe duke siguruar lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën sipas Rezolutës 1244 të KB-së.
Gjenerali Figliuolo falenderoi Aguiar-Branco dhe Shefin e Mbrojtjes së Portugalisë, Artur Neves Pina Monteiro për bashkëpunim të mirë të pjesëtarëve të Portugalisë dhe për profesionalizmin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në misionin në Kosovë.
Gjatë vizitës, Ministri i Mbrojtjes së Portugalisë qëndroi në bazën e njësisë Taktike Manovruese të KFOR-it (KTM) në Prishtinë, ku vizitoi kontigjentin portugalez dhe takoi Komandantin e KTM-së, Nënkolonel Jose Tavares Das Neves, i cili udhëheq këtë njësi të KFOR-it.
Pjesëmarrja e Portugalisë në KFOR filloi në vitin 1999 dhe sot kontribuon me 200 ushtarë që janë pjesë e stafit të Shtabit të përgjithshëm të KFOR-it dhe Batalionit KTM në kampin Slim Lines.