23 Dhjetor 2024

Portugalia dërgon 108 ushtarë në Kosovë

Prishtinë, 9 mars - ortugalia ka dërguar 108 ushtarë paqeruajtës në kuadër të KFOR-it ndërsa detyra e tyre është monitorimi i personave dhe zhvillimi i paqes në Kosovë.

Qëndrimi i tyre do të jetë gjashtëmujor dhe do t`i përmbahet rregullores së KFOR-it, njoftojnë mediat portugeze.

Këta ushtarë kanë marrë përsipër zonat e ndjeshme në Kosovë, ku do të bëjnë patrullimin dhe monitorimin e individëve në këto rajone.

Specializimi i tyre gjashtëmujor në vendlindjen e tyre ka përfunduar ditë më parë, ndërsa nisja për në Kosovë është bërë të mërkurën.

“Jam i lumtur kur mund ti shërbej popullit në Kosovë”, ka theksuar kapiteni Antonio Montiero, i cili ka marrë përsipër mbikëqyrjen e 106 ushtarëve portugezë.

Nga viti 1999, Portugalia ka pasur në Kosovë një kontingjent prej 300 ushtarësh në kuadër të KFOR-it. Ky shtet fqinj i Spanjës e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)