Porta 1 në Jarinje është mbyllur
Prishtinë, 28 korrik - Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Buhler falënderon të gjithë qytetarët eKosovës dhe të të gjitha regjioneve.
Shumica e qytetarëve në secilin regjion të Kosovës kan qenë të qetë, paqësorë dhe të disiplinuar.
Jam shumë krenarë me popullin e Kosovës sepse nuk është përfshirë në dhunë
dhe agresion.
Nën komandën e Komandantit të KFOR-it është marr përgjegjësia e
komandimit në kalimin kufitar të pikës doganore të Jarinjes (Porta 1) dhe në Bërnjak (Porta 31).
Porta 1 në Jarinje është mbyllur. Infrastruktura është rëndë e dëmtuar dhe do të mund të shembet; për arsye të sigurisë atje, është rrezik i madh për njerëz.
Automjete të vogla private mund të kalojnë kufirin në rrezik të tyre. Megjithatë, do të kontrollohen nga KFOR-i dhe bastisen për armë dhe gjëra tjera të ndaluara.
Kamionat nuk janë të lejuar të futen. Në Dog 31 në Bërnajk kontrollat gjithashtu janë shumë të rrepta për shkak të sigurisë.
KFOR-i vazdhon të zbarkojë trupat e veta në tërë veriun në mënyrë që të mbajë një ambient të Qetë dhe të Sigurt dhe Lirinë e Lëvizjes. Posaçërisht, duhet të respektohet rrepsisht liria e lëvizjes nga ana e të gjithë civilëve në Kosovë, veçanërisht në veri.
Do të hetohen krimet, dhuna, djegjet dhe të shtënat që ndodhën ditën e djeshme.
Komandanti i KFOR-it, Gjneral Erhad Buhler me mbështetje të plotë të autoriteteve të NATO-s dhe organizatave ndërkombëtare do të vazdhojë të qëndrojë i përkushtuar që të mbajë paqen dhe sigurinë në Kosovë, posaçërisht në veri.
Gjenerali Erhad Buhler ka shprehur vlerësimin e tij personal për të gjithë ushtarët e KFOR-it të cilët e kanë kryer mirë detyrën. Ai ka theksuar gatishmërinë dhe reagimin e shpejtë ndaj kërcënimit.
Ushtarët e KFOR-it janë shumë të motivuar dhe të gatshëm të kryejnë detyrat e tyre.