Politizohet Antikorrupsioni
Javën e kaluar Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me shumicë votash drejtor të AKK-së, Shaip Havollin, për një mandat pesëvjeçar.
Havolli në këtë institucion do ta zëvendësojë Hasan Pretenin, i cili ka udhëhequr për dy mandate me Agjencinë.
Për drejtor të AKK-së kanë qenë në garë 25 kandidatë. Në mesin e këtyre kandidatëve ka qenë edhe aktivisti i shoqërisë civile, Avni Zogiani.
Ky i fundit ka deklaruar për gazetën Zëri se gara për këtë pozitë ka qenë e ndikuar politikisht, përkatësisht, siç ka thënë ai, Havolli ka pasur përkrahjen e kryeministrit Isa Mustafa.
Në kabinetin e kryeministrit Mustafa ka këshilltar me mbiemrin Havolli. Kryeministri Isa Mustafa po i familjarizon institucionet, pasi që kjo përzgjedhje ka ardhur direkt nga kryeministri dhe këshilltarët e tij, ka thënë Preteni.
/Zëri/