Politika vazhdon të jetë pengesë e transformimit të Forcës së Sigurisë
Prishtinë, 28 shtator - Politika vazhdon të jetë pengesë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, ani pse kjo forcë i plotëson kushtet për të marrë detyra të reja.
Qeveria thotë se ende skanë datë se kur do ti procedojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend, që mundësojnë bërjen e ushtrisë, ndërsa opozita akuzon ekzekutivin për neglizhencë, shkruan Zëri.
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës vazhdon të mbetet peng i politikës, kryesisht i pakicës serbe që dirigjohet nga Beogradi.
Kështu vlerësojnë anëtarët e dy taborëve, pozitës e opozitës, nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, duke qenë se kjo forcë, sipas tyre, tashmë i plotëson të gjitha kushtet për të marrë detyra të reja.
/Zëri/