Policimi në bashkësi, pa rezultate
Prishtinë, 8 korrik - Njohësit e çështjeve të sigurisë, Behar Selimi dhe Burim Ramadani, nuk janë të kënaqur me rezultatet e strategjisë së policimit në bashkësi, e cila ka filluar të zbatohet që nga viti 2012.
Ata kanë vlerësuar për Epokën e re se kjo strategji, për shkak të mentalitetit të policisë dhe qytetarëve nuk ka arritur ti sjellë efektet e pritura.
As qytetarët nuk i kanë parë ende policitë e lagjes që parashihen me këtë strategji.
Megjithatë, Zyra për informim e Policisë së Kosovës ka vlerësuar se kjo strategji është në rrugë të drejtë të zbatimit, mirëpo kërkon kohë në ndryshimin e mentalitetit qytetar.