Policia zbulon tre emigrantë sirianë në Zveçan
Mitrovicë, 1 prill - Autoritetet e rendit kanë zbuluar tre persona nga Siria të jenë strehuar ilegalisht në Zveçan, në veri të Kosovës.
Ata janë gjetur mbrëmë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ergin Mediq, nga Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se të tre personat nuk kishin asnjë dokument me vete dhe tash janë transferuar në stacionin rajonal të Policisë në qendër.
Ata pritet tu nënshtrohen procedurave të azil-kërkimit.