04 Maj 2024

Policia zbulon mbi 70.000 dollarë që dyshohen të falsifikuara

Gjilan, 23 janar - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) – njësia në Gjilan, kanë arrestuar një të dyshuar dhe kanë konfiskuar 73500 dollarë që dyshohen të jenë të falsifikuara.

Ky njësit përmes rrugëve operative kishte pranuar informata se në Gjilan dyshohet të jenë vënë në qarkullim shuma të kartëmonedhave që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njësiti i DHKEK-së në Gjilan kishte shtrirë bashkëpunimin edhe me njësite të tjera relevante në kuadër të PK-së si dhe me qytetarë, duke i porositur të njëjtit që të jenë të kujdesshëm gjatë pranimit të kartëmonedhave të ndryshme dhe që së pari t’i kontrollojnë tiparet e sigurisë së bankënotave.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, se në një bankë në Gjilan ishin identifikuar 200 dollarë amerikanë që dyshohet të jenë të falsifikuar, janë analizuar të gjitha provat duke iniciuar procedurën hetimore pas konsultimeve me prokurorin kompetent.

Pas kontakteve me prokurorinë kompetente, policia ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit N. B. (mashkull kosovar shqiptar).

Gjatë realizimit të kontrollit në objektin e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 73.500 dollarë amerikanë (shtatëdhjetë e tremijë e pesëqind) që dyshohet se janë të falsifikuar.

Bankënotat e dyshuara do të ekzaminohen në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

DHKEK-ja është e angazhuar në identifikimin/zbulimin e të gjithë të dyshuarve që merren me prodhimin, shitjen dhe vënien në qarkullim të kartëmonedhave të falsifikuara në bashkëpunim të plotë me prokurorinë për ta finalizuar këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)