Policia zbaton fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore
Prishtinë, 15 nëntor - Policia e Kosovës ka njftuar se Drejtoria për Hetimin eTrafikimit me Qenie Njerëzore, ka bërë përmbylljen e aktiviteteve vetëdijesuese, në kuadër të muajit kundër trafikimit me qenie njerëzore, me aktivitetin që është mbajtur më 13 nëntor 2018 në Prizren.
Takime të njëjta janë mbajtur në: Prishtinë, Mitrovicë, Zveçan, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. Numri i pjesëmarrësve në tëgjitha këto takime ka qenë mbi 1100 nxënës dhe studentë. Këto aktivitete janë zhvilluar në bashkëpunim me ICITAP-in amerikan, OSBE-në dhe komunat.
Qëllimi i aktiviteteve ishte që të bëhet informimi mbi rreziqet nga trafikimi me njerëz dhe pjesëmarrja aktive e të gjithëve në parandalim dhe luftim të kësaj dukurie.
Porosia e takimeve ishte Bashkëpuno me Policinë e Kosovës në parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore.