Policia zbatoi urdhëresën e gjykatës
Prishtinë, 2 mars - Sot konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për sigurimin e prezencës së një personi në seancë gjyqësore.
Urdhëresa e nxjerrë në muajin shkurt të këtij viti, ka specifikuar detyrimin për policinë, që të pandehurin V.Y me datën 02.03.2016, në ora 09:30, ta dërgoj në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën themelore.
Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës.