14 Janar 2025

Policia: Viti i ri në gjithë territorin e Kosovës i qetë dhe stabil

Prishtinë, 1 janar -  Policia e Kosovës për festat e fund-vitit me kohë ka përgatitur planin operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe për të arritur këtë kishte të angazhuar një numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policor.

Qëllimi kryesor i këtij planifikimi dhe angazhimi i Policisë së Kosovës, ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

Po ashtu pjesë e planit ka qenë shtimi i prezencës policore në trafikun rrugor si dhe shtimi i prezencës dhe vigjilencës policore në ambiente të hapura, në sheshe të qyteteve të ndryshme ku janë mbajtur organizime festive.

Gjatë natës së festës së vitit të ri (2014/2015), situata në gjithë territorin e Republikës së Kosovës është vlerësuar e qetë dhe stabile, me përjashtim të disa incidenteve të raportuara në Policinë e Kosovës.

Incidentet e raportuara janë kryesisht lëndime të lehta trupore si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, incident zjarri, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm etj, por fatmirësisht këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast humbje jete e ndonjë personi gjatë manifestimit të festës së fund-vitit.

Rastet e raportuara:

Ø  Lëndim i lehtë trupor janë raportuar (10) dhjetë raste;

Në këto raste janë lënduar (10) dhjetë persona si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike, kryesisht kanë pësuar lëndime të lehta                                                
Ø  Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/Armëmbajtje pa leje ( 2) dy raste;

Në këto dy raste është arrestuar një person si dhe janë konfiskuar (2) dy armë (një armë gjysmë automatike, një kallash kinez dhe 51 gëzhoja).

Ø  Lëndim i rëndë trupor është raportuar (1) Një rast;

Si  pasojë e plumbit nga ajri (plumbit qorr) një person ka pësuar plagë në dorë (kraharorë), fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Ø  Incident zjarri/Zjarr aksidental janë raportuar (5) pesë raste;

Si pasojë e përdorimit joadekuat të mjeteve piroteknike janë evidentuar pesë raste të shkaktimit të zjarrit aksidental por të cilat kanë kaluar pa pasoja në njerëz dhe kryesisht me dëme të vogla materiale.


Në përgjithësi në Policinë e Kosovës gjatë natës së festës së vitit të ri janë raportuar (10) dhjetë raste lëndim i lehtë trupor, ku si pasojë e mjeteve piroteknike janë lënduar dhjetë persona, si dhe (1) një rast lëndim i rëndë trupor ku si pasojë e plagosjes një person ka pësuar plagë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa rastet tjera kanë kaluar pa pasoja dhe pa lëndime, vetëm me dëme materiale .


Krahasuar me festën e vitit të ri të kaluar (2013/2014), fatmirësisht këtë vit nuk është evidentuar asnjë rast të ndonjë personi që ka humbur jetën dhe asnjë rast në rrezik jete, dhe vlerësuar nga ky aspekt ky vit konsiderohet se ka kaluar më i qetë krahasuar me vitin paraprak dhe më me pak incidente të rënda.

Vlen të potencohet se këto janë rastet ku PK-ja ka informacione, por mund të ketë edhe raste tjera të ndonjë incidenti të mundshëm, ku person-at të kenë kërkuar ndihmë mjekësorë në ndonjë qendër mjekësore edhe pse ne kemi qenë në kontakte me të njëjtat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)