15 Janar 2025

Policia vë në pranga tre persona për vepra penale

Prishtinë, 24 shkurt  - Sot pas një hetimi disamujor Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren ka zhvilluar një operacion policor në regjionin e Prizrenit, me ç’rast ka arrestuar tre persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘fajde’, ‘falsifikim i dokumenteve dhe automjeteve’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose  posedim të paautorizuar  të armëve’.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

    R. O.               lindur me 1962                       m/sh/k
    I. O.                 lindur me 1985                       m/sh/k
    S. O.                lindur me 1988                       m/sh/k

Gjatë bastisjes, si rezultat i këtij operacioni policor janë gjetur prova të ndryshme materiale të cilat janë sekuestruar:

    1  llaptop.
    1 I-Pad (Samsung)
    6 fletore të formatit A5 me shënimet mbi fajde
    6 telefona celularë të modeleve të ndryshme
    2 vetura të konfiskuara si provë materiale

·         57  libreza të qarkullimit

·         79 tiketa metalike të numrave të shasisë

·         20 copëza të shasisë

·         21 tabela të automjeteve

    2 armë të zjarrit pa leje, njëra pushkë prodhim rus, ndërsa tjetra revole  TT
    1 karikator
    36 fishekë me rrethatore  për armë gjuetie si dhe pajisje  për pastrimin e armëve

 
Me urdhër të prokurorit kompetent tre personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)