25 Dhjetor 2024

Policia vë në pranga dy të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të Kokainës

Prishtinë, 26 shtator - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për hetimin e  trafikimit me narkotik në Ferizaj, pas hetimit disa mujor dhe aplikimin e masave të veçanta në rastin koduar “ODA”, në funksion të zbatimit të planit taktik, në asistim edhe të njësisë anti-drogë në Prishtinë dhe Patrullës së Stacionit Policor në Han të Elezit, dje rreth orës 11:45, në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, ka ndaluar për kontroll veturën e tipit VW Passat, me targa vendore, ngjyrë kafe, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale N. L. me pasagjer të dyshuarin B.T.

Vetura fillimisht është ndalur nga Patrulla policore, mirëpo pasi të dyshuarit kanë vërejtur hetuesit e Antidrogës, vozitësi është nisur më vrull duke ikur nga vendi i ngjarjes. Patrulla e Policisë dhe hetuesit e Antidrogës janë nisur në ndjekje.

Në proces të ikjes me veturën e lartshënuar, në rrugën “Imri Curri “ , pasagjeri ka hedhur nga xhami i veturës një qese të zezë. Pas ndjekjes rreth 1.5 km, në fshatin Paldenicë në Han të Elezit,  Patrulla ka arritur të ndal veturën me personat e lartshënuar me iniciale.

Gjatë kontrollit të veturës dhe personave, nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në rrugën “Imri Curri”, në anën e djathtë të rrugës, në një gropë të hapur, afër rrjetit të ujësjellësit, është gjetur një çorapë e zezë, në brendësi të së cilës gjendej një substancë e bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjell me qese të tejdukshme najloni .

Personat e lartshënuar janë arrestuar dhe janë dërguar Stacionin Policor në Han të Elezit e pastaj në Ferizaj për procedura të mëtutjeshme policore .

Në vend ngjarje kanë dal Krim-teknika e (DRP Ferizajt), të cilët kanë fotografuar dhe kanë tërhequr  dëshminë për ekzaminim.

Lidhur me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent, në konsultim me të dhe me urdhër të gjykatësit, me qëllim të sigurimit të provave që ndërlidhen me rastin, në Prishtinë nga antidroga e Prishtinës është kontrolluar një banesë.  

Gjatë kontrollit të banesës nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në korridor, në një orman-kuti të postës pa emër është gjetur një peshore digjitale, që dyshohet se është përdorur për matje të substancave narkotike.

Në cilësinë e provave materiale  janë sekuestruar/konfiskuar, dëshmitë si në vijim:  Substancë e dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë, me peshë 205.8 gram, Telefon i tipit Iphone XR, ngjyrë të kuqe, Telefon i tipit Iphone 8, ngjyrë  vjollcë, Para: 1 X 100 euro, 1 X5 Euro, 1X10 dinar të Serbisë, 2 X 100 Denar të Maqedonisë, Një kartelë e bankës, Një çelës i veturës BMW, Veturë e tipit VW Passat , me targa vendore, ngjyrë kafe, Iphone 11, ngjyrë e zezë,  Një kartelë të bankës dhe Një peshore digjitale, ngjyrë e zezë.

Policia e Kosovës njësitet e antidrogës në Prishtinë dhe Ferizaj janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen edhe të paktën një personi tjetër që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.

Pas intervistimit të dy (2) personave të dyshuarve tani më të arrestuar nga Policia, Prokurori i Shtetit lëshon Aktvendim mbi Ndalimin e tyre për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)