Policia vë në pranga 10 persona të dyshuar, 6 të tjerë mbeten në kërkim policor
Prokuroria Speciale njofton se pas hetimeve disa mujore operacioni është realizuar në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore.
Gjatë operacionit janë kontrolluar dymbëdhjetë (12) lokacione si dhe janë ndaluar dhjetë (10) persona me aktvendim mbi ndalimin si dhe janë intervistuar edhe pesëmbëdhjetë (15) persona të tjerë në cilësinë e të dyshuarve të cilët lirohen në procedurë të rregullt, të njëjtit janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave të bixhozit online.
Gjatë kontrollit edhe gjashtë (6) të dyshuar tjerë nuk janë hasur në lokacionet e tyre, andaj të njëjtit mbeten në kërkim policor.
Prokuroria Speciale njofton se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Para të gatshme – 4,423.00 euro, Aparatet e lojërave të fatit – 2 copë, Telefona mobilë – 25 copë, Llap top – 2 copë, DVR – 2 copë si dhe Materiale/dokumente relevante për rastin.
Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale dhjetë (10) personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.