16 Janar 2025

Policia vazhdon me arrestimin e personave për përdorim të armëve

Prishtinë, 13 gusht - Policia e Kosovës (PK) ka berë të dtiruse ka vazhduar implementimin e “urdhrit operativ për se zonën verore 2015”, ku një ndër objektivat e  veçanta ka parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma, e në kuadër të planit edhe arrestimin e personave të dyshuar për përdorim të armëve të zjarrit.

Andaj lidhur me këtë ju njoftojmë se PK-ja, ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit, dhe këtë e dëshmojmë me disa raste të paraqitura në vijim në kuadër të raportit 24 orësh.

Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj me qëllim të shmangies së  rrezikut “APELOJMË” tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore.

Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)