Policia vazhdon kontrollin e autobusëve që nisen drejtë Serbisë
Prishtinë, 26 nëntor - Policia e Kosovës ka vazhduar me kontrollin e autobusëve që nisen drejtë Serbisë.
Në orët e vona të së martës, një autobus që nisej nga Dragashi e përfundonte në Beograd, është ndalur në rrethrrotullimin në Prishtinë, derisa dy policë kanë kontrolluar dokumentet personale të të gjithë udhëtarëve.
Pas kontrollit, autobusi është lëshuar të vazhdoj rrugën në destinacionin e tij.
Njëri nga policët, i pyetur për qëllimin e ndalimit, ka thënë të jetë vetëm një kontroll rutinore.
Ditëve të fundit, qindra kosovarë që po tentojnë të largohen drejt vendeve perëndimore, janë kthyer nga Policia e Kosovës në pika kufitare me Serbinë.
/KTV/