Policia vazhdon implementimin e projektit “Urime 2020”
Prishtinë, 24 dhjetor - Policia e Kosovës me rastin e festave të fundvitit ka filluar implementimin e projektit “Urime 2020” me ç’rast ka planifikuar që të realizoj vizita në Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Autizëm si dhe në Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Sindromë Down.
Qëllimi i realizimit të këtyre vizitave është që të mbahen ligjërata të shkurtëra vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion, e në veqanti, që fëmijëve që janë pjesë të këtyre shoqatave, tu dhurohen disa dhurata modeste nga PK-ja për nderë të festave të fundvitit.