01 Maj 2024

Policia spanjolle shkatërron një rrjet të trafikimit njerëzor

Madrid, 10 gusht - Policia spanjolle thotë se ka shkatërruar një rrjet të trafikimit njerëzor, i cili kontrabandonte migrantë kinezë në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet thonë se kanë arrestuar 75 persona në Spanjë dhe në Francë, përfshirë operativët kryesorë të bandës në Evropë, të cilët kanë pasur bazën e tyre në Barcelonë.

Policia po ashtu ka konfiskuar dhjetëra pasaporta të falsifikuara nga vendet aziatike.

Mësohet se banda ka marrë më shumë se 40,000 euro nga personat kinezë, për t’i kontrabanduar ata në vendet që përfshijnë Britaninë, Irlandën e Turqinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)