23 Dhjetor 2024

Policia sot nis aksionin “Java e Sigurisë në Trafik”

Prishtinë, 1 shtator - Policia e Kosovës sot nis aksionin “Java e Sigurisë në Trafik”. Plani operativ parasheh patrulla të shtuara të policisë në komunikacion, shtimin e njësive policore për matjen e shpejtësisë së veturave si dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë joligjore.

Polica apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm në vozitje meqë nuk do të ketë tolerancë për kundërvajtjet e shkaktuara.

Ndërkaq me qëllim që viti shkollor të nis me masa të shtuara të sigurisë, Policia e Kosovës do të jet më e pranishme në trafik. Ndihmës drejtori i policisë së Kosovës Shpend Maxhuni, në konferencën e sotme shpalosi planin që përmban java e sigurisë në trafik.

Ndryshe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), po e mbështet këtë aksion, ministri Bajram Rexhepi, tha se me këtë aksion synohet edhe ulja e aksidenteve në trafik.

“Siguria në trafikun rrugorë është sfidë. Kërkohet aktivitet dhe kontroll më i shtuar, së paku të përmirësojmë situatën në këtë fushë pasi që i kemi mundësitë. Në aspektin statistikor qëndrojmë më mirë se në vitin 2009 këtë vit kemi ulje të aksidenteve me fatalitet”, tha ai.

Në kuadër të ndryshimeve dhe reformave në polici, drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, Behar Selimi tha se më këtë aksion synojnë të krijojnë një kulturë tjetër nga ajo çfarë është në komunikacion.

Lidhur me këtë plan operativ policia informon qytetarët që të kenë kujdes në vozitje sepse toleranca për kundërvajtje të shkaktuar është zero.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)