15 Janar 2025

Policia shton masat e kontrollit në trafikun rrugor

Prishtinë, 1 gusht - Referuar shtimit të numrit të automjeteve në qarkullimin rrugor dhe shtimit të aksidenteve në trafik, Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, të cilat kohët e fundit kanë shënuar ngritje.

"Policia e Kosovës edhe përkundër masave të ndërmarra në vazhdimësi me plane dhe detyra konkrete gjatë sezonit veror, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik, ka marrë masa shtesë duke krijuar një Task Forcë, e cila enkas do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor", thuhet në një kumtesë të PK-së.

Qëllimi kryesor i kësaj Task Force është që përmes qendrave të komandës dhe kontrollit dhe zbatuesve të detyrave në rrugët e Kosovës, të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel të PK-së nga nivele dhe njësi të profileve të ndryshme, me prezencë më të shtuar dhe mbulim të terrenit 24/7 në të gjitha akset rrugore, duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.

Programi veprues i Task Forcës, parasheh përfshirjen e njësiteve të ndryshme në terren dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht  te shoferët e automjeteve, që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së lejuar, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)