23 Dhjetor 2024

Policia shqiptare sekuestron 200 kg kokainë

Tiranë, 23 mars - Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë njoftoi mbrëmjen e së martës se lënda narkotike ishte me origjinë nga Kolumbia dhe ka përshkruar 8 shtete, derisa u bllokua në territorin shqiptar në një kamion me targa maqedonase.

Sipas njoftimeve paraprake, që japin hetuesit shqiptarë, bëhet fjalë për një operacion të kombinuar me autoritetet spanjolle dhe belge.

Ngarkesa prej 2 kuintalësh drogë e llojit kokainë ka lëvizur drejt Shqipërisë, duke përshkuar itinerarin Kolumbi, Spanjë, Belgjikë, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Maqedoni.

Ngarkesa e survejuar nga policia dhe agjentët e antidrogës është sekuestruar në Gjirokastër, thanë burimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Janë ndaluar disa persona, që shoqëronin mallin, mes tyre një sipërmarrës shqiptar dhe dy shtetas maqedonas.

Nuk jepen identitetet për personat e ndaluar deri më tani, pasi operacioni është në vijim dhe dyshohet se bëhet fjalë për një grup ndërkombëtar kriminal, që trafikon lëndë narkotike.

Për hetuesit ngarkesa ka qënë e kamufluar në ambalazhe të vajit të palmave, që përdoret gjerësisht për prodhimin e ëmbëlsirave.

Shoqëruesit dhe pronarët e ngarkesës kanë synuar që pas mbërritjes në destinacion të bëhej përftimi i lëndës narktike në gjëndje të pastër e gatshme për t\'u shpërndarë në treg.

Sipas përllogaritjeve paraprake prokurorët shqiptarë mendojnë se ngarkesa ka patur një vlerë rreth 20 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)