Policia shpërndan dhurata për fëmijët pasagjerë
Prishtinë, 23 dhjetor - Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vendosur që sot ta realizoj një aktivitet i cili do të mbahet para Katedrales “Nënë Tereza”, në afërsi të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë ku do të mbahet një pikë kontrolli për kontrollimin e sigurisë si dhe për shpërndarjen e dhuratave për fëmijët pasagjerë.
"Me rastin e festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka filluar përgatitjet për implementimin e projektit “Urime 2020”, me ç’rast ka planifikuar që të organizoj një pikë kontrolli ku gjatë realizimit të kësaj pike kontrolli do të kontrollet siguria e fëmijëve në automjet dhe nuk do të shqiptohen gjoba për kundërvajtje, por do të vetëdijësohen vozitësit, si dhe fëmijëve pasagjerë në automjetet e ndaluara do tu shpërndahen dhurata modeste nga ana e Policisë së Kosovës", thekson policia.