Policia serbe në Merdar, arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së
Merdar, 23 mars - Në pikën kufitare në Merdar, Policia e Serbisë e ka arrestuar kosovarin Burim Talaku, ish-pjesëtar i UÇK-së të cilin Beogradi e akuzon për \"krime kundër civilëve serbë\" në Prizren më 16 qershor 199.
Talaku akuzohet se ka hyrë në një shtëpi të serbëve me armë automatike dhe me thika, duke e abuzuar fizikisht familjen bashkë me disa persona të tjerë, duke i vjedhur ata dhe duke i larguar ata me forcë nga apartamenti i tyre në Ortakoll të Prizrenit, ka thënë zv/prokurori serb Bruno Vekaric, raporton indeksonline.
I dyshuari po mbahet në Pozharevc. Vekaric ka thënë se ai do të dërgohet në Beograd për gjykim, dhe se do të kontakohet familja \"viktimë\" për të dhënë dëshmitë.