16 Maj 2024

Policia serbe ka për mision të "ndihmojë" zbatimin e marrëveshjes

Mitrovicë, 3 maj - Patrullimi i xhandarmërisë serbe në veri të Kosovës ka hasur në heshtjen e institucioneve vendëse dhe atyre ndërkombëtare në Kosovë.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë shpjeguar se pjesëtarët e njësisë speciale të policisë serbe që po patrullojnë në veri, janë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryeministrit të Serbisë Ivica Dacic dhe zëvendësit të tij, Aleksandër Vucic.

Pas pajtimit të palëve për zbatimin e marrëveshjes që do të ndodhë javën e ardhshme, këta pjesëtarë kanë për mision të ndihmojnë në menaxhimin e “individëve të fuqishëm në veri që nuk i binden marrëveshjes”.

Sipas të njëjtave burime, pjesëtarët kanë nisur patrullimet e tyre një javë para se në Bruksel kryeministri Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Dacic ta përafrojnë marrëveshjen për veriun.

“Është fakt se ata janë vendosur nga qeveria e Serbisë nga frika se mos po dështon marrëveshja dhe pala kosovare po ndërmarrë hapa të njëanshëm në veri, por tash në konsultim mes palëve do të kujdesen që marrëveshja të zbatohet”, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)