Policia serbe arreston 8 shqiptarë
Bujanoc, 4 maj - Forcat e policisë serbe kanë arrestuar 8 shqiptarë në Bujanoc dhe fshatrat Tërnoc dhe Breznicë të akuzuar për për krime lufte ndaj serbëve në luftën e fundit në atë pjesë.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq e ka konfirmuar se policia ka arrestuar tetë persona, nga të cilat pesë janë akuzuar për krime lufte kundër civilëve.
Mësohet se në pranga kanë rënë Elhami Salihu, Mustafë Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurlahi. Sipas tij, dy të arrestuarit kanë bërë rezistencë gjatë bastisjes, ndërsa njëri është arrestuar për posedim të armës.