Policia sekuestron mall të kontrabanduar në rajonin e Hanit të Elezit

Prishtinë, 3 qershor - Patrulla policore e policisë kufitare, sot rreth orës 08:05, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbi fshatin Dimcë, ka vërejtur një veturë duke zbritur në drejtim të Hani i Elezit.
Patrulla ka arritur ta ndalë automjetin ngjyrë e bardhë, me targa të Kosovës, i cili ishte i ngarkuar me mall.
Automjeti drejtohej nga L.S. mashkull kosovar, viti i lindjes 1996. Gjatë kontrollit të mallit, është vërejtur se malli ka prejardhjen nga Maqedonia Veriore dhe dyshohej se malli ishte futur kontrabandë në vendin tonë.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Malli është sekuestruar dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës.
Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me mallra’.
I dyshuari është intervistuar nga policia, kurse me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.