Policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK
Prishtinë, 3 shkurt - Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Kosovës, Latif Gashi, ka mohuar se Naim Miftari të ketë qenë ndonjëherë në organizatën e tij.
Gashi nëpërmjet një deklarate me shkrim ka thënë se policia sekrete e Rexhep Selimit nuk ka qenë në SHIK.
Gashi i njohur si Lata ka mohuar të ketë pasur kontakte me Naim Miftarin, shkruan sot Koha Ditore.
Në asnjë rast, me asnjë person dhe me asnjë fakt ky person nuk mund të ndërlidhë veprimtarinë time dhe të institucionit ku unë kam punuar deri më 14 qershor 2008, me pretendimet kriminale të ngritura kundër personalitetit tim dhe i konsideroj tërësisht me qëllim të qartë politik, degradues dhe dezinformues, ka thënë ai.
Deputeti i PDK-së ka thënë se nuk e njeh personalisht atë dhe as që e ka takuar ndonjëherë.