Policia realizon një plan operativ të suksesshëm
Prishtinë, 10 nëntor - Policia e Kosovës (PK) ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia në Prishtinë, ka zbatuar planin operativ “Nëntori 2018”, me karakter parandalues me qëllim të kontrollimit dhe inspektimit rutinor të lokaleve të natës, për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.
Plani Operativ ka përfshirë rajonin e Prishtinës dhe është zbatuar në bashkëpunim dhe mbështetje të njësive speciale operative në Prishtinë, me zyrtar të ATK-se, dhe Inspektorëve Komunal.
Janë kontrolluar dy (2) lokale: një në Komoran dhe një në fshati Orllat te Komunës së Drenasit.
Gjithsejtë janë identifikuar 12 punëtore femra, prej tyre 8 shtetase të Shqipërisë dhe 4 femra punëtore të Kosovës.
Shtetaseve të huaja (8), ju janë konfiskuar dokumentet nga ana e Drejtorisë për Migrim dhe të huaj, për procedim të mëtutjeshëm.
Vlen të ceket në njërin lokacion gjatë bastisjes është gjetur një revole e tipit Zastava e kalibrit 6.35, si dhe një karikator me tre fishek.
Gjatë kontrollit në veturën e njërit pronar është gjetur dhe sekuestruar një sasi e narkotike, dy qese për afërsisht 3 gr.
Inspektorët komunal dhe zyrtarët e ATK-së, kanë shqiptuar gjoba lokaleve në mungesë të dokumentacioneve përkatëse, dhe janë mbyllur të dy lokalet, për pa rregullsi.
Planin Operativ ka përfunduar rreth orës 01:30 të ditës se sotme pa ndonjë incident.