Policia realizon me sukses planin për sigurimin e ndeshjes futbollistike
Prishtinë, 5 mars - Që nga caktimi i datës për mbajtjen e ndeshjes futbollistike KosovëHaiti Policia e Kosovës përmes njësive të saj ka qenë pjesë e organizimit se bashku me institucionet tjera përkatëse të kësaj ndeshjeje futbollistike me rëndësi për Kosovën e veçanërisht sportin e Kosovës.
Gjatë implementimit të këtij plani policore janë angazhuar të gjitha njësitet relevante policore dhe sot është arrite qe me sukses të realizohet ky plane policore duke ofruar siguri për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment ndërkombëtar sportiv dhe nuk është raportuar për asnjë incident.
Qe nga fillimi i implementimit të këtij plani policor çdo gjë ka shkuar konform planifikimeve paraprake në koordinim me institucionet tjera të ndërlidhura me organizimin e ndeshjes dhe veçmas është vlerësuar shumë lartë nga institucionet ndërkombëtare që kane bërë monitorimin e kësaj ndeshje sportive angazhimi profesional i zyrtarëve policor.
Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetaret për kulturën e lartë të treguar gjatë këtij aktiviteti sportiv.