Policia që përgjon Vetëvendosje!-n pengon aksionin simbolik
Prishtinë, 25 tetor - Lëvizja Vetëvendosje ka berë të ditur se Policia e Kosovës ndaloi furgonin e lëvizjes, i cili bartte zërimin për aksionin simbolik që do të mbahet në komunën e Pejës.
\"Patrulla e cila ndaloi furgonin, ka përcjellur atë nga Prishtina, ndërsa ndalimin e ka bërë me arsyetimin se kanë urdhër nga lart që të ndalohet automjeti me këto targa\".
Siç edhe po shihet, Policia e cila është shndërruar në instrument të klanit Pronto, po përgjon dhe po përcjell çdo aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje!, ngjashëm siç veprohet nga regjimet autoritare me subjektet opozitare.\"
\"Në vend që të luftojë strukturat paralele dhe grupacionet e tjera kriminale, kjo polici merr urdhër që të ndjekë automjetet e Vtëvendosje!-s\", thekson Vtëvendosje.
Lëvizja Vetëvendosje! e konsideron këtë akt të papranueshëm dhe kundërshton të gjitha këto taktika policore, që janë karakteristikë e shteteve autoritare. Me këto veprime, asesi nuk do të ndalet angazhimi ynë i përditshëm për çlirimin e shtetit dhe për ndërtimin e një Republike demokratike të qytetarëve.