29 Prill 2024

Policia prangos disa persona

Prishtinë, 1 nëntor - Njësia e hetimeve kundër trafikimit me qenie njerëzore në Prishtinë në bashkëpunim me inspektorët komunal Fushë Kosovë kanë bërë implementimin e planit operativ “Tetori 2012”.

Ky plan është vënë në zbatueshmëri më 31.10.2012, në orët e mbrëmjes, me ç’ rast janë kontrolluar 7 (shtatë) lokale të dyshuara për prostitucion dhe veprimtari tjera të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit të stafit punues dhe pronarëve, janë vërejtur parregullsi të dokumentacionit dhe lidhur me këto çështje nga ana e inspektorëve komunal pronarëve të këtyre lokaleve ju është shqiptuar masa ndëshkimore me gjobë dhe dy nga këto lokale janë mbyllur.

Zyrtarë policor nga NJHTQNJ, kanë intervistuar të gjithë punonjësit e këtyre lokaleve duke përfshirë edhe pronarët dhe njëkohësisht është bërë legjitimimi i secilit punëtor mirëpo nuk janë dhënë elemente që të njëjtit janë duke u keqpërdor nga pronarët e lokaleve apo nga ndonjë person tjetër.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave të pranishëm në njërin nga këto restorante i cili gjendet në qytetin e Fushë Kosovës janë gjetur 3 armë zjarri:

·         1 revole TT prodhim rus e kalibrit 7.62 mm me një karikator dhe gjashtë fishek.

·         1 pistoletë zastava e kalibrit 8 mm me një karikator dhe një fishek.

·         1 revolver ngjyrë hiri kalibri 22 magnum prodhim gjerman.

Lidhur me këtë rast është njoftuar njësiti i hetimeve të stacionit policor Fushë Kosovë dhe të njëjtit kanë dal në vend ngjarje me ç’ rast kanë arrestuar personat e dyshuar tek të cilët janë gjetur armët ndërkohë që armët e gjetura janë konfiskuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)